top of page

WEDDING MAKEUP

Jo te gjitha nuset mund te kene te njejtin make up! Por kushe eshte makjazhi ideal per nje nuse?

 

Ngjyra te lehta, buzekuq i ndriteshem apo jo, ngjyre roze apo i kuq, syte me ngyra te erreta po jo? Shume jane pyetjet qe nje nuse i ben vetes para se te zgjedh makjazhin e saj perfekt. Ne kete artikull do te shikojme disa nga keshillat qe vlejne per te gjitha nuset, si ato bjondet por edhe ato brune! Se shpejti do te shikojme ne detaje te gjitha llojet e makjazhit sipas ngjyres se syve apo ngjyres se flokeve.

 

Momenti i makjazhit eshte nje nga momentet magjik ne diten e dasmes pasi nusja do te flas me shume me ekspersivitetin e saj dhe makjazhi do ta bej te jete me e embel dhe e qeshur se asnjehere.

 

Keshilla e pare eshte zgjedhja e markes se produkteve te make up pasi ne kete dite do te keni kaq shume emocione qe do tu bejne te kaloni nga momente ankthi, ne momente te qeshurash por edhe ne momente prekes dhe nuk eshte e thene por mund tu rreshkas edhe nje pike loti. Keto emocione do ti gjeni te ne te gjitha fotografite e dites me te bukur dhe me siguri nuk do te jeni te kenaqura nese make up juaj te kete rene ose te kete krijuar njolla ne fetyre. Mos u kurseni ne blerjen e rimelit, lapsit dhe ngjyres baze per fetyren (fondo tinta).

 

E dyta keshille shume e rendesishme eshte zgjedhja e profesionistit te make up i cili duhet tu garantoj nje makjaxh korrektiv, rezistent por mbi te gjitha te pershtateshem me fetyren tuaj. Kjo zgjedhje eshte shume e rendesishme pasi jo vetem duhet te jeni te bukura per veten tuaj, por gjitheashtu per burrin dhe te ftuarit e dasmes. Por mbi te gjitha duhe te mendoni qe kujtimet fotografike do te jetojne pergjithmone dhe duhet ti tregoni me krenari edhe femijeve, niperve dhe mbesave.

 

Keshtu qe kujdes ne zgjedhjen e bazes e cila duhet te jete ne ngjyren e lekures tuaj, te jete rezistente dhe mbi te gjitha te jete mbuluese e difekteve qe mund te keni ne fetyre.

Lapsi i zi dhe rimeli duhet te jene rezistues ujit keshtu qe edhe ne qofte se mund te keni vap ose te emocjonoheni mos te keni frike se do te dali ngjyra e rimelit ose e lapsit.

Persa i perkete tonaliteteve te syve mudnohuni te evitoni te gjithe produktet kremoz ose te lengeshem pasi jane armiku i pare i kohes, dalin dhe prishen ne shume pak kohe. Mundihuni te zgjidhni te gjithe produktet pluhur pasi rezistojne per kohe te gjate dhe makjazhi do te mbaj me shume.

bottom of page